Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka dhënë një mesazh sot në pritjen që i bëri homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan, në Zyrën Ovale.
Në xhaketën e tij, krahas flamurit amerikan, ai u pa të ketë vendosur edhe një distinktiv në formë të avionit, që la të nënkuptohet se çështja e aeroplanëve luftarakë të prodhuar nga ShBA, do të jetë njëra ndër temat kryesore.
Edhe pse akoma nuk dihet se si do të rezultojë takimi në këtë pikë, Erdogani nuk hezitoi të deklarohet para gazetarëve, duke thënë se bashkë me Trumpin mund t’i “çojnë marrëdhëniet Turqi-ShBA në një nivel tjetër”, raporton BBC.
Ndryshe, presidenti amerikan u shpreh i lumtur që u takua me Erdoganin, me të cilin tha se do të diskutojnë çështje të mëdha.


