Telenews

KOMPLETOHET GRUPI I KOSOVËS NË LIGËN E KOMBEVE, KY ËSHTË EKIPI I FUNDIT QË SIGUROI BILETËN

Kosova ka mësuar kundërshtarin e fundit në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja e Qipros ka arritur të mposhtë Estoninë me rezultat 2-0, duke iu bashkuar kështu Grupit 2 në Ligën C.
Me këtë fitore, Qipro ka plotësuar edhe një vend të zbrazët që ishte në grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Qipro e cila në ndeshjen e parë me Estoninë ishte ndarë në barazim, sot ka arritur si vendas të fitojë.
Grupi 2 në Ligën C, tani përbëhet nga Kosova, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Qipro.
Ndeshja e parë e këtij grupi zhvillohet pikërisht ndaj Qipros dhe Kosovës më 2 qershor.

Të ngajshme

Mo Salah në negociata me klubin e ri, Fenerbahce në garë për yllin e Liverpoolit

KushtrimGuraj

Fitore për Ballkanin në Skenderaj, Dukagjini del me tri pikë nga Ferizaj

Blearta

Vetëm 30 gola larg: Ronaldo shënon golin e 970-të, i afrohet shifrës historike prej 1 mijë golash

Valjeta Turkaj