Vdekja e Milit Dakës në vendin e tij të punës në fabrikën “New Ballkan” në Suharekë, po hetohet nga organet e drejtësisë.
Klan Kosova mëson se me urdhër të prokurorit, dy persona janë ndaluar për 48 orë.
Bëhet fjalë për Burhan Sejdiun dhe Luan Bytyqin.
Rasti tragjik ndodhi dje rreth orës 16:30, ku viktima 52 vjeçar, aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet të jetë dëmtuar nga një pjesë metalike e një vinçi.
Më pas është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit me autoambulancë të QKMF Suharekë, por që i njëjti nuk ka arritur që t’i bëjë plagëve dhe ka vdekur.
Daka është varrosur sot në ora 17:30 në varrezat e fshatit Vërshec të Suharekës.