Telenews

Trump: Ky është i vetmi grup që nuk e pranon planin e Shtëpisë së Bardhë

Hamasi është i vetmi grup i mbetur që nuk është dakord me planin e Shtëpisë së Bardhë për Gazën, thotë Trump.

Duke folur më tej, presidenti amerikan falënderon një sërë udhëheqësish botërorë për ndihmën në realizimin e planit të tij për paqen në Gaza.

Ai rendit udhëheqësit nga: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Turqia, Indonezi, Pakistani, Egjipti. Shumë prej këtyre, thotë ai, do të jenë të rëndësishme në “marrëveshjen” me Hamasin.

Duke folur për Hamasin, ai thotë: “Shpresoj se do të kemi një marrëveshje për paqe dhe, nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, gjë që është gjithmonë e mundur, ata janë të vetmit që kanë mbetur. Të gjithë të tjerët e kanë pranuar atë. Por, kam një ndjenjë se do të kemi një përgjigje pozitive.”

 

 

Trump thotë se nëse Hamasi nuk pajtohet, Izraeli do të ketë “mbështetjen e plotë” të SHBA-së për të “bërë atë që duhet të bëjë”.

Të ngajshme

Përmbytje në disa zona të Prizrenit, Totaj në terren për t’i ndihmuar qytetarët

Valjeta Turkaj

Bilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma shoferë

Valjeta Turkaj

Në mëngjes apo në mbrëmje, kur duhet t’i pini ilaçet e tensionit

Erzana Fazliu