Telenews

Zgjedhja e anëtarit të ri të KPK-së, BE kërkon proces të drejtë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur konkurs për përzgjedhjen e një anëtari të ri, nga radhët e prokurorive themelore që i përkasin komuniteteve jo-shumicë dhe gjinisë së nënpërfaqësuar.

Pas kësaj shpallje, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë thirrje për një proces të drejtë, që tërheq kandidatë të fuqishëm dhe me integritet.

“Pas shpalljes së Këshillit Prokurorial të Kosovës për një anëtar të ri, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bën thirrje për një proces të drejtë, që tërheq kandidatë të fortë dhe siguron zgjedhjen e një anëtari, integriteti dhe profesionalizmi i të cilit do të forcojë sistemin prokurorial të Kosovës në dobi të publikut”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, thuhet se duke pasur parasysh rëndësinë e reformës në vazhdim të Këshillit, ashtu siç është përcaktuar në ndryshimet e fundit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Zyra e BE-së thotë se do të ndjekë nga afër procesin e përzgjedhjes.

Po ashtu, theksohet se procedurat transparente dhe të bazuara në meritë janë thelbësore për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Të ngajshme

IEA paralajmëron: Lufta në Iran po krijon krizën më të madhe energjetike në histori

Valjeta Turkaj

Shala: Qytetari po paguan taksë jomeritore – sektori energjetik në situatë të rënduar

Valjeta Turkaj

Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE del me njoftim: Çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht

Valjeta Turkaj