Telenews

Krasniqi e Nismës: Pa dorëheqjen e Dimal Bashës, nuk ka bashkëpunim me VV-në

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të ketë mundësi bashkëpunimi me këtë subjekt nëse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, nuk dorëhiqet.

Krasniqi ka theksuar se për Nismën Socialdemokrate, Basha nuk është i denjë për këtë pozitë.

“Kur them se duhet të ketë konstituim të Kuvendit, kam parasysh shumë situata, dhe ju të gjithë e dini qëndrimin tonë pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryeparlamentar. Pas gjithë atyre skandaleve që ai i ka shkaktuar dhe për të mos dëmtuar imazhin e Kosovës, ne kemi kërkuar që të paktën ai të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje. Janë disa kërkesa tona që janë shumë në favor të stabilitetit, dhe unë konsideroj që Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë. Në rast se LVV dëshiron që Nisma Socialdemokrate të jetë pjesë e përbashkët për krijimin e institucioneve dhe të ketë mundësi bashkëpunimi, atëherë Basha duhet të japë dorëheqje. Ai nuk është i denjë të jetë kryetar i Kuvendit, dhe historia e tij e dëmton imazhin, të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës”, ka thënë Krasniqi në Tëvë1.

Të ngajshme

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi

A do të marrë pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së? Kurti: Për çështje të tjera përgjgjemi më vonë

Yllka Gashi

Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time

Yllka Gashi