Telenews

Lopë të mërdhira, borë dhe ngrica, shpëtohen bagëtitë në bjeshkët e Istogut (Pamjet)

Të reshurat e borës dhe i ftohti i madh i ka zënë disa blegtorë në bjeshkët e Istogut.

Dalja në ndihmë e tyre sot u trajtua me prioritet, si nga Komuna e Istogut, ashtu edhe nga vullnetarët, kompanitë lokale dhe bashkëqytetarët.

Dhjetëra njerëz iu bashkuan mobilizimit për të sjellë në shtëpitë e tyre qytetarët e bllokuar, bashkë me bagëtitë e tyre.

Nga vendi i ngjarjes, për IndeksOnline është deklaruar menaxheri i “Sinalco Kosova”, Adnan Dreshaj, i cili ndihmoi blegtorët të ngarkojnë në kamion lopët e tyre të gati të ngrira.

Ai tha se kushtet nuk ishin të lehta, por që e ndjeu obligim moral t’u dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tij.

Siç shihet disa nga bagëtitë janë mërdhirë nga i ftohti, por në mënyrë të sigurt janë transportuar me kamionë.

Më poshtë pamje:

Të ngajshme

Dr. Ramë Gashani falënderon Endrit Thaçin për mbështetjen në fushatë

KushtrimGuraj

KQZ-ja publikon udhëzimet për votimin e diasporës përmes postës

KushtrimGuraj

Besnike Fazliu, kandidate për Asamblenë Komunale nga PDK: Zëri i mësimdhënësve në shërbim të qytetarëve

KushtrimGuraj