Telenews

Delegacion turk paralajmëron investime shumëmilionëshe në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare, Hyzer Gashi, ka pritur në Kosovë një delegacion të lartë nga Turqia, i përbërë nga profesorë universitarë, mjekë dhe biznesmenë, të cilët kanë shprehur interes për investime shumëmilionëshe në vend.

Investimet e paralajmëruara pritet të fokusohen në ndërtimin e spitaleve moderne, ngritjen e fabrikës për përpunimin e ullinjve, zhvillimin e industrisë së mobiljeve si dhe në hapjen e tregjeve të reja për eksportin e prodhimeve kosovare.

Delegacioni përfshinte personalitete të njohura nga universitetet Ege dhe Dokuz Eylül, drejtues të spitaleve turke, si dhe biznesmenë nga sektorë strategjikë. Pjesë e tij ishte edhe ish-deputeti i Parlamentit të Turqisë, Rifat Sahiti.

Në kuadër të bashkëpunimit, u theksua edhe nevoja për ruajtjen e identitetit kulturor dhe përforcimin e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Turqi.

Në fund të këtij viti, në Izmir do të mbahet një takim i përbashkët mes bizneseve turke dhe kosovare, me synim krijimin e partneriteteve afatgjata.

Sipas Gashit, Oda Ekonomike Shqiptare do të ofrojë mbështetje të plotë për realizimin e projekteve, të cilat pritet të krijojnë vende pune dhe të fuqizojnë prodhimin vendor.

Të ngajshme

Rizvanolli rikthen çështjen e filterit dhe bojlerit

Valjeta Turkaj

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Donat Hashani

“Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë”, qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave

Donat Hashani