Sot në mëngjes janë vërejtur sërish rritjë të çmimit të naftës në Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku thuhet se paralajmërimet e rritjes lënë hapësirë për dyshime.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në reagim.
Po ashtu nga kjo Ministri i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i adresojnë ankesat e tyre.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, thuhet në reagim.
Ndryshe prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër.