Telenews

Në prag të zgjedhjeve lokale, Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për studentët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot se Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove për çdo student në Kosovë.

y vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, pavarësisht se ajo është në detyrë.

“Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për studentët që i plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta kenë më të lehtë përballimin e kostove që lidhen me fillimin e ri të vitit akademik,” tha Kurti.

Ai shtoi se kjo masë është pjesë e përmbushjes së njërit prej premtimeve kyçe të qeverisë – bursës së mobilitetit për studentët e nivelit “bachelor”, e cila do të jetë një mbështetje e përhershme dhe e vazhdueshme për ta.

Theksojmë se ky vendim po merret në prag të zgjedhjeve lokale në vend, të cilat do të mbahen më 12 tetor, ditë e diel.

Të ngajshme

Kosova me njësitë speciale arrin në finalen e “King Challange” në Jordani

Valjeta Turkaj

Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

Valjeta Turkaj

“Komunat në prag të balotazhit”, analistët nuk shohin fitues të qartë në zgjedhjet e 12 tetorit

Erzana Fazliu