Telenews

Kosova me njësitë speciale arrin në finalen e “King Challange” në Jordani

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të njësive speciale, po marrin pjesë në një garë ndërkombëtare të njësive elitare policore/ushtarake të shteteve të ndryshme.

Bëhet e ditur se këtë vit pjesëmarrëse janë 38 ekipe të shteteve të ndryshme të botës.

Në këtë garë njësitet elite policore si dhe ato ushtarake po garojnë në disa disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktikës, si gjuajtje me armë të llojeve të ndryshme, marshime me pesha të rënda dhe pjesë tjera të ushtrimeve të natyrës së kësaj fushe të oprimit policor/ushtarak”.

“Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim të policisë,

Ekipi i PK-së, ka arritur të futet në pjesën finale të garave ‘King Challange’, ku pjesëmarrëse në këtë fazë do të jenë 15 ekipet më të suksesshme të këtij organizimi.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj