Telenews

Nenad Rashiq i gatshëm të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit, pret votat

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit, nëse siguron mbështetjen e nevojshme nga subjektet politike.

Ai tha se nuk varet nga ai rezultati i votimit, por se në rast se do të ketë përkrahje, do ta pranojë detyrën me përgjegjësi.

“Nëse arrij të marr votat e mjaftueshme… Marrëveshja nuk varet prej meje sa i përket votave, por nëse vjen radha ime, siç gjithmonë kam thënë, besoj se jam për dikë i përgjegjshëm. Nëse votojnë për mua, normal që do ta marr detyrën në formën e përgjegjësisë. Po pres të ketë edhe parti të tjera politike që japin votë”, deklaroi Rashiq.

Të ngajshme

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit

Rrezarta Ramaj

Mes lotëve e trishtimit, flet avokatja e Arlinda Zekës: “S’kom me vdekë pa e çu dikon në burg”!

Rrezarta Ramaj

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj