Telenews

Bruno Fernandes humbi dy, Amorim tregon se kush do t’i gjuajë penalltitë te United

bruno-fernandes-humbi-dy,-amorim-tregon-se-kush-do-t’i-gjuaje-penalltite-te-united

Bruno Fernandes humbi dy, Amorim tregon se kush do t’i gjuajë penalltitë te United

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka konfirmuar se Bruno Fernandes do të vazhdojë të jetë gjuajtësi kryesor i penalltive të skuadrës, pavarësisht dy gabimeve të fundit të portugezit nga pika e bardhë.

Në sezonin aktual të Ligës Premier, kapiteni i “Djajve të Kuq” ka humbur dy penallti, në barazimin 1–1 kundër Fulham dhe në humbjen 1–3 ndaj Brentford.

“Ai është gjuajtësi kryesor i penalltive. Ai shënon shumë gola. Nëse është e nevojshme, do ta ndryshojmë, por jam absolutisht i sigurt se Bruno do ta zgjidhë këtë”, deklaroi Amorim.

Trajneri portugez shtoi se Fernandes ka një histori të gjatë suksesi në ekzekutimin e penalltive dhe se dy gabimet e fundit nuk do të ndikojnë në besimin e tij.

“E di që nuk është e lehtë për të, por ai ka ekzekutuar rreth 70 penallti në karrierë dhe ka humbur vetëm rreth 8. Dy prej tyre ndodhën nën drejtimin tim. Sigurisht që nuk më pëlqen, por ai është shumë i sigurt në vetvete”, tha Amorim.

Në fund, tekniku theksoi se Fernandes po vazhdon të punojë me përkushtim në stërvitje.

“Ai i praktikon penalltitë çdo ditë, duke e ditur që të gjithë e vëzhgojnë mënyrën se si i gjuan. Ai do të jetë gati për ta shënuar tjetrën”, përfundoi trajneri portugez.

Të ngajshme

Drama te Real Madridi, ylli i skuadrës kërkon shpëtim në Ligue 1

KushtrimGuraj

“Makazze” shkëlqen në gjysmëfinale ndaj “The MongolZ”, zgjidhet “Lojtari i ndeshjes”

KushtrimGuraj

Kante dhuron 5 milionë euro për të ndërtuar një spital për ata që kanë nevojë

Donat Hashani