Telenews

Abazi: Për qëllime të veta, Kurti nesër ulet edhe me Radoiçiqin

Anëtari i AAK-së Haki Abazi, e ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike në vend.Abazi u shpreh goxha i bindur se Kurti kurrë më s’do të jetë kryeministër i Kosovës.

“As një lider nuk i beson Kurtit me hy në qeverisje. Aq i kontaminuar e toksik është kjo punë. Ju e patë se deri ku mbërriti edhe raporti me Shqipërinë”, tha Abazi në DPT te Fidani.

Ai theksoi se nuk ka as edhe një dyshim që Albin Kurti, për qëllime të veta politike nesër ulet edhe me kryeterroristin Millan Radoiçiq, për ta bërë qeverinë.

“Kjo është shumë e qartë. Por, në këtë moment nuk është i interesuar të marrë përgjegjësi për atë se çka po ndodh në veri, për atë se çfarë realisht ka obligim Kosova ndaj partnerëve ndërkombëtar”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngajshme

Berisha thotë se nuk ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë

KushtrimGuraj

Ankesa e Listës Serbe, Basha: Kushtetuesja nuk ka rast, s’besoj se do të ketë masë të përkohshme

KushtrimGuraj

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

KushtrimGuraj