Telenews

Osmani uron kryeministren e re të Japonisë: Mezi presim të punojmë bashkë për të forcuar bashkëpunimin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sanae Takaichin për zgjedhjen e saj si kryeministre e Japonisë, duke theksuar se Kosova e vlerëson miqësinë e qëndrueshme me Japoninë.

“Urime të përzemërta për Sanae Takaichi, që u bë kryeministre e Japonisë. Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të gjatë me Japoninë, një aleat i palëkundur i popullit tonë. Mezi presim të punojmë me kryeministren Takaichi për të forcuar dhe ndërtuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.”, ka shkruar shefja e shtetit në “X”.

Sanae Takaichi, liderja e Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni, siguroi fitoren në të dyja dhomat e Parlamentit, duke u bërë kryeministrja e parë femër e vendit dhe kryeministrja e 104-t e Japonisë.

Të ngajshme

Pamje shqetësuese, vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

KushtrimGuraj

Berisha thotë se nuk ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë

KushtrimGuraj

Ankesa e Listës Serbe, Basha: Kushtetuesja nuk ka rast, s’besoj se do të ketë masë të përkohshme

KushtrimGuraj