Telenews

Raportimi shqetësues: Të rinjtë që duan të bëhen policë në Shqipëri, përdorues të drogës

Një punonjës me shumë vite përvojë në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me gjendjen e të rinjve që aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Sipas tij, gjatë procesit të verifikimeve përfundimtare të kandidatëve, këtë vit është vënë re një situatë alarmante dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, raporton JOQ Albania.

Ai e ka denoncuar këtë shqetësim, ku thotë se një numër i konsiderueshëm i tyre, të moshave nga 19 deri në 25 vjeç, kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, ndërsa shumë prej tyre kanë shfaqur edhe probleme të theksuara psikologjike.

“Këtë vit kam mbetur realisht pa fjalë. Një pjesë e madhe e kandidatëve kanë rezultuar përdorues droge dhe me shqetësime mendore. Kjo nuk është parë më parë në këtë përmasë,” – thekson ai.

Sipas të dhënave të verifikimeve, rreth 30% e aplikantëve janë skualifikuar në fazën e testit të drogës dhe atij psikologjik, ndërsa vetëm 70% kanë kaluar për t’u përgatitur për testin me shkrim, në garën për 350 vende vakante në Policinë e Shtetit, thuhet tutje në raportimin e tyre.

Të ngajshme

Vrasja në Llapashticë të Podujevës, Policia arreston 31-vjeçarin e dyshuar

KushtrimGuraj

Zëvendësit serb ia la “kontrollin” në Ministrinë e Bujqësisë, por Faton Peci vazhdon të abuzojë me resurset shtetërore

KushtrimGuraj

Pse plani i Laburistëve britanik me Kurtin për dërgimin e emigrantëve në Kosovë pritet të dështojë, sipas “The Telegraph”

KushtrimGuraj