Telenews

HARADINAJ NË VIZITË TE OVL-UÇK: E VËRTETA E KATEGORIVE TË LIRISË ËSHTË E TË GJITHË NEVE

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kategoritë e lirisë janë krenaria jonë.
“Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ata janë themeli ynë për të ardhmen.
“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen. E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh. Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat”, ka thënë Haradinaj. /teve1.info/

Të ngajshme

U kapën në flagrancë me afro 10 mijë euro, policia jep detaje të tjera për aksionin që çoi në arrestimin e shtatë zyrtarëve shtetëror

Valjeta Turkaj

Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet

Valjeta Turkaj

Digjet një veturë në Prishtinë, shkrumbohet plotësisht në vendparkim

Valjeta Turkaj