Në kohën kur ligjet fiskale po pësojnë transformime të vazhdueshme dhe bizneset përballen me sfida të reja financiare, Berisha Accounting po konsolidohet si një partner i besueshëm për sipërmarrësit dhe kompanitë në Kosovë.
Me moton “Besueshmëri. Profesionalizëm. Rezultate.”, kompania ofron një gamë të gjerë shërbimesh kontabiliteti, tatimor dhe financiar, duke ndihmuar bizneset në menaxhimin e duhur të financave dhe përmbushjen e obligimeve ligjore.
Shërbimet kryesore
Berisha Accounting mbulon të gjitha proceset kryesore të menaxhimit financiar dhe tatimor, përfshirë:
-
Regjistrimin e bizneseve në ARBK
-
Hartimin e planeve të biznesit
-
Mbajtjen e librave financiarë
-
Kontabilitet të dyfishtë dhe menaxhim financiar
-
Përgatitjen dhe dorëzimin e deklaratave tatimore
-
Bilancet dhe pasqyrat financiare për çdo lloj biznesi
-
Konsulencë financiare dhe fiskale profesionale
-
Analiza financiare dhe parashikime për vendimmarrje të mençur
-
Buxhetim për biznese prodhuese dhe tregtare
Stafi profesional i kompanisë punon për të siguruar transparencë, qartësi financiare dhe strategji të qëndrueshme për zhvillimin e bizneseve.
Konsultë falas për bizneset
Si mbështetje për ndërmarrësit e rinj dhe kompanitë ekzistuese, Berisha Accounting ofron edhe konsultë falas, duke u mundësuar bizneseve të marrin këshillim profesional para se të vendosin për bashkëpunim afatgjatë.


