Telenews

Besnik Osmani prezanton projektin “Oaza e këmbësorëve” në Fushë Kosovë

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar një projekt të ri urban për qytetin, të quajtur “Oaza e këmbësorëve”, që synon ta shndërrojë rrugën “Xhemail Mustafa” në një hapësirë moderne dhe miqësore për qytetarët.

Sipas Osmanit, ky segment rrugor do të transformohet në një zonë pa automjete, të dedikuar për këmbësorët, kafiteritë dhe verandat e lagjes duke krijuar një ambient më të gjelbër, më të qetë dhe më të sigurt për banorët.

“Oaza e këmbësorëve” përfshin segmentin e rrugës ‘Xhemail Mustafa’, i cili do të transformohet në një hapësirë pa automjete, të ridimensionuar dhe të shndërruar në zonë ekskluzive për këmbësorët, si dhe për kafiteritë e verandat e lagjes. Sot, përmes fuqisë së inteligjencës artificiale; nesër, përmes punës sonë të përbashkët, ky premtim do të marrë formë dhe do t’u shërbejë qytetarëve të Fushë Kosovës,” ka shkruar Osmani.

Ky projekt, i prezantuar në prag të balotazhit të 9 nëntorit, është pjesë e planit të tij zhvillimor për një Fushë Kosovë moderne, të gjelbër dhe të orientuar drejt qytetarit.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj