Telenews

Besnik Osmani takohet me Partinë Liberale Egjiptiane, diskuton planet për katër vitet e ardhshme

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Liberale Egjiptiane dhe partnerë të tjerë politikë, ku është diskutuar për bashkëpunimin dhe punët që do t’i presin gjatë katër viteve të ardhshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani është shprehur mirënjohës për përkrahjen dhe entuziazmin e të pranishmëve, duke theksuar se kjo energji po e forcon bindjen e tij për fitore në balotazhin e 9 nëntorit.

Sonte, në mesin e mrekullueshëm të Partisë Liberale Egjiptiane, së bashku me partnerët tanë, diskutuam për punët që na presin gjatë katër viteve të ardhshme. Me energjinë që na dhatë sonte, fitorja është e pashmangshme. 113 është numri!”, ka shkruar Osmani.

Takimi u vlerësua si dëshmi e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike që mbështesin vizionin e LDK-së për një Fushë Kosovë të zhvilluar, gjithëpërfshirëse dhe me qeverisje bashkëpunuese.

Të ngajshme

Si të zgjidhni dritaret e duhura për komfor të plotë gjatë gjithë vitit?

Valjeta Turkaj

Spiropali viziton sot Thaçin në Hagë

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani prezanton projektin për shtigjet rekreative përgjatë lumit Drenica

Valjeta Turkaj