Telenews

Sindikatа e punëtorëve të RTK-së proteston me 6 nëntor

rtk-refuzon-transmetimin-e-spotit-zgjedhor-te-listes-serbe-per-shkak-te-gjuhes-se-urrejtjes-dhe-shkeljes-se-rendit-kushtetues

Sindikalja e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) njofton opinionin publik dhe të gjithë punëtorët e RTK-së se të enjten, më 06 nëntor 2025, në ora 11:00, do të mbahet protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së, për shkak të mungesës së pagave.

Kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës.

SPERTK u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për pagë.

Ne nënvizojmë se protesta nuk është politike, por një protestë dinjiteti dhe e drejtë ligjore për punën që kryejmë çdo ditë në shërbim të publikut.

Nëse gjendja nuk ndryshon pas kësaj proteste, SPERTK do të kërkojë bojkotimin e të gjitha ngjarjeve me peshë publike, si formë presioni për zgjidhjen urgjente të krizës së pagave dhe për garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të RTK-së.

SPERTK u bën thirrje të gjitha mediave në Kosovë që ta mbulojnë dhe ta përcjellin këtë protestë, si akt solidariteti dhe mbështetjeje për punëtorët e transmetuesit publik dhe për të drejtën e tyre për paga të rregullta.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj