Telenews

Pesë persona zyrtarë cak i kanosjes nga qytetarët

Pesë raste të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë janë raportuar në vend.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, personat e dyshuar janë arrestuar pasi kanë kanosur personat zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës.

Një rast është regjistruar në Ferizaj, një tjetër në Prizren, ndërsa tre raste të tjera janë raportuar në Vushtrri.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

Rr. Sali Çeku, Ferizaj / 03.11.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur me fjalë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kthesa e Buqes, Prizren / 03.11.2025 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kanosur zyrtarin policor deri sa ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në komunikacion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Nacionale, Vushtrri / 01.11.2025 – 14:40. Më 03.11.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur tre zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Real Madridi kërkon sonte fitoren ndaj Elches, në mision për kreun e La Ligës

Yllka Gashi

Gruda: Një Kuvend që është konstituar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të prodhojë institucione kushtetuese

Yllka Gashi

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Yllka Gashi