Telenews

Mos hani çokollatë pas orës 3 të pasdites – ja pse ju prish gjumin

Kur bëhet fjalë për një gjumë cilësor, shumica prej nesh e dinë se çfarë duhet të shmangim – përdorimin e telefonave para gjumit, konsumimin e kafesë apo të alkoolit. Por, sipas dietologes britanike Frances Ralph, ka disa ushqime që shpesh neglizhohen, por që ndikojnë negativisht në gjumin tonë.

Në një intervistë për Metro.co.uk, Ralph këshillon që konsumimi i çokollatës të ndalet pas orës 3 të pasdites.

“Mund të mendoni se një ose dy çokollata të zeza pas darkës janë një ushqim i shëndetshëm plot antioksidantë, por ato mund të sabotojnë gjumin tuaj në heshtje,” – shpjegon ajo.

Sipas ekspertes, çokollata e zezë përmban kafeinë dhe teobrominë, dy stimulues që zgjojnë sistemin nervor. Vetëm 20 gramë çokollatë e zezë mund të përmbajnë aq kafeinë sa një filxhan i vogël çaji jeshil, ndërsa teobromina mund të qëndrojë në trup për 6 deri në 8 orë, duke ndikuar në cilësinë e gjumit.

“Nëse ju pëlqen çokollata, shijojeni më herët gjatë ditës, idealisht para orës 3 të pasdites, kur trupi mund t’i përpunojë më lehtë këta stimulues,” – shton dietologia.

Por çokollata nuk është e vetmja që mund të ndikojë keq. Ralph përmend edhe salcat me bazë domatesh, të cilat shkaktojnë refluks acidi, si dhe djathrat e vjetër dhe mishrat e kuruar, të pasura me tiraminë, një substancë që nxit zgjimin dhe mund të pengojë gjumin e thellë.

Ekspertja këshillon që vakti i mbrëmjes të përfundojë të paktën tre orë para gjumit, dhe të zgjidhen ushqime të lehta që nuk përmbajnë stimulues të “fshehur”.

Të ngajshme

Një sëmundje e rrallë e gjakut që fillon me kruarje e djersitje – kërkon trajtim të menjëhershëm

Valjeta Turkaj

Horoskopi ditor

Erzana Fazliu

Si ta pastroni mikrovalën lehtë dhe natyrshëm vetëm me limon dhe ujë

Valjeta Turkaj