Telenews

Musk i bindur: Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë telefonat brenda pesë viteve

musk-i-bindur:-inteligjenca-artificiale-do-te-zevendesoje-telefonat-brenda-pese-viteve

Musk i bindur: Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë telefonat brenda pesë viteve

Sipas tij, “telefoni i së ardhmes” nuk do të ketë sistem operimi apo aplikacione, por do të funksionojë si një portë drejt AI-së.

Elon Musk është i bindur se telefonat inteligjentë (smartphone), në formën që i njohim sot, do të zhduken brenda pesë viteve, duke u zëvendësuar nga pajisje të bazuara plotësisht në Inteligjencë Artificiale.

Në një intervistë në podkastin e Joe Roganit, Musk tha se “telefoni i së ardhmes nuk do të ketë sistem operimi, as aplikacione – do të jetë thjesht një ndërfaqe që lidh përdoruesin me AI-në”.

“Praktikisht, do të kesh një Inteligjencë Artificiale në server që bashkëvepron me një AI në pajisjen tënde”, shtoi ai.

Që në vitin 2023, raportime mediatike kishin bërë të ditur se OpenAI po punonte për një pajisje të re të bazuar në AI.

Lloji i saj nuk ishte zbuluar, por shumë e konsideruan të mundshme që të ishte një smartphone i gjeneratës së re.

Të ngajshme

25 milionë euro gjobë për TikTok-un në Brazil, “nuk u mbrojtën” të dhënat e fëmijëve –

KushtrimGuraj

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi