Telenews

Arbana i përgjigjet “dissit” të Elsa Lilës?

Vetëm dy ditë më parë, ju raportuam për dramat e fundit nga Elsa Lila, e cila, përmes një komenti në Instagram lëshoi një thumb të hapur se nuk ishte ndjerë mirë në programin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin.

Një komentues vuri në dukje se këngëtarja ishte më “e qetë” në podkastin e Gridës dhe Elsas nuk hezitoi t’i jepte një përgjigje:

“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podkast është regjistruar shumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë”, tha Elsa.

Duket se thumbit të Elsa Lilës iu përgjigj disi dhe Arbana Osmani

Duket se thumbit të Elsa Lilës iu përgjigj disi dhe Arbana Osmani

Në story-n e saj në Instagram, Arbana ndau një video nga @mjekërrziu1, i cili vendos fjalë nga emisionet, këngë apo prodhime të ndryshme shqiptare, në sinkron me kukullat e animuara.

Në këtë rast, Elsa në “Mirëmbrëma Yje” është Izma, antagonistja dhe personazhi më negativ në kukullat “Çmenduritë e Perandorit Kusko”. Ndaj, s’besojmë të jetë kaq e pafajshme ndarja e kësaj videoje në story.

Të ngajshme

U harrua Selvija, Shpati shfaqet në krahët e një bjondine bukuroshe, duket më i lumtur se kurrë

KushtrimGuraj

Motra e befason me vizitë Edon Zhegrovën në stadiumin e Juventusit, ai i dhuron mbesës një fanellë të personalizuar

KushtrimGuraj

Cristiano Ronaldo thotë se u përlot kur i propozoi martesë Georgina Rodriguezit – zbulon detaje

Valjeta Turkaj