Telenews

“Dyshime për marrje dhe dhënie të ryshfetit”, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar sot në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, ku po shërben edhe si qendër votimi, pasi dyshohet për marrje dhe dhënie të ryshfetit gjatë procesit zgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi zyrtar, ndërsa detaje ka dhënë edhe gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

Sipas saj, dy të arrestuarit janë burra, si dhe po ashtu dyshohet se njëri prej tyre e ka fotografuar fletëvotimin rreth orës 08:45, ndërsa rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 10:30.

Rastet janë raportuar fillimisht nga vëzhguesit në qendër të votimit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Pas procedurave hetimore nga Prokuroria, rasti është klasifikuar si dhënie dhe marrje e ryshfetit.

Të ngajshme

Presidentja Shiroka Pula merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Rrezarta Ramaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj