Telenews

ENDE E PAQARTË SE KUR DO TË BËHET REGJISTRIMI I RI I POPULLSISË NË KOSOVË

Janë të dhëna që nuk u përditësuan që nga viti 2011.
Atë vit, në Kosovë, për herë të fundit u bë regjistrimi i popullsisë.
E përgatitjet për një proces të tillë, ka kohë që kanë filluar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Megjithatë nga ASK thonë se janë në pritje të ekzekutivit.  E regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, sipas Drejtori në këtë agjenci, Avni Kastrati, do të bëhet me ndryshe sesa në vitin 2011.
“Metoda do të jetë përmes tabletave, që posa të kryhet plotësimi menjëherë të ngarkohet në data bazë, jo si përpara që ka qenë më anë të letrës…personat monitorohen me GPS”, tha ai.
Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës, nuk kanë kthyer një përgjigje gjatë se enjtes, se kur parashihet të bëhet regjistrimin i ardhshëm i popullsisë në Kosovë.
 

Të ngajshme

Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Rrezarta Ramaj

Çka ndodhi? Zhduket nga YouTube intervista e Loredanës te Arbana Osmani

Rrezarta Ramaj

Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?

Rrezarta Ramaj