Telenews

Dita e dytë e dëshmisë, Hill flet për periudhën e bombardimeve të NATO-s

Ish-ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka nisur dëshminë në ditën e dytë të tij në Hagë.

Ai nisi të fliste për periudhën e fushatës së bombardimeve të NATO-s, njofton Klankosova.

“Në një moment të caktuar gjatë fushatës së bombardimeve, Rugova i cili ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd, shkoi në Vatikan, pra u lirua nga Beogradi. U takova me të që të kuptoja synimet dhe qëllimet e tij dhe nëse po planifikonte të jepte ndonjë deklaratë, e bëra këtë gjë, por ai nuk kishte planifikuar të jepte dhe unë u ktheva në Shkup”, deklaroi diplomati amerikan.

“Kur përfundoi fushata e bombardimeve ka qenë dita kur Komanda e lartë e NATO-s bëri një takim në Kumanovë, për të biseduar me ushtrinë serbe lidhur me planet, në mënyrë që ushtria serbe të largohej nga Kosova”, tha tutje ai.

Hill më pas tregoi se ishte i kënaqur kur kuptoi se në njëfarë mënyre, kishte përfunduar konflikti në Kosovë.

“Atë mbrëmje në fillim të qershorit isha me disa shokë maqedonas dhe ne ishim të kënaqur, pra u gëzuam me përfundimin e mundshëm të konfliktit”, tha ai.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj