Telenews

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Republikës Popullore të Bangladeshit në Republikën e Kosovës, z. Muhammad Zulqar Nain.

 

 

 

Gjatë takimit, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Nain dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, ajo përmendi takimin me kryeministrin e Bangladeshit gjatë Javës së Nivelit të Lartë të KB-së në New York, Muhammad Yunus, ku u ritheksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy popujve.

Nga ana e tij, ambasadori Nain shprehu vullnetin e Bangladeshit për të forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis dy vendeve. Ai përcolli urimet e përzemërta të udhëheqjes së Bangladeshit për popullin e Kosovës, duke shprehur bindjen se raportet ndërmjet dy shteteve do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen.

Të ngajshme

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

Erzana Fazliu

E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sulmua nga qeni teksa luante në oborrin e shtëpisë

Erzana Fazliu

Kallas: Evropa nënvlerëson fuqinë e vet, SHBA-të mbeten aleati ynë më i madh

Erzana Fazliu