Klinika “Dr. Bedri Jashari” ka hapur zyrtarisht dyert në objektin e ri në rrugën “Xhevat Demaku” në Drenas, duke sjellë një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve mjekësore në një ambient më modern dhe funksional.
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, klinika njofton qytetarët e Drenasit dhe rrethinës se tashmë shërbimet ofrohen në një hapësirë bashkëkohore, ngjitur me Laboratorin Mjekësor Dina. Objekti i ri është dizajnuar për të ofruar komoditet, kujdes profesional dhe trajtime të avancuara për çdo pacient.
Klinika përfshin një staf të gjerë mjekësh me eksperiencë të gjatë në fusha të ndryshme të mjekësisë:
• Dr. Bedri Jashari – Pediatër, Gastroenterolog
• Dr. Fisnik Jashari, PhD – Neurolog
• Prof. Ass. Dr. Haki Jashari, PhD – Pediatër, Neurolog
• Prof. Dr. Pranvera Ibrahimi Jashari, PhD – Internist, Kardiolog
• Prof. Ass. Dr. Bashkim Gllareva, PhD – Specialist Urolog dhe i Mjekësisë Familjare
Trashëgimia e tij profesionale është bërë pjesë e familjes. Tre djemtë e doktor Bedriut kanë ndjekur të njëjtën rrugë, duke e kthyer dashurinë për mjekësinë në traditë brezash.
Me hapjen e Poliklinikës “Bedri Jashari”, puna dhe përkushtimi i tij marrin një dimension të ri. Në krye të ekipit, doktor Bedriu vazhdon të jetë po aq energjik e i përkushtuar sa gjithmonë, duke dëshmuar se pasioni për profesionin nuk njeh moshë.


