Telenews

MEMLI KRASNIQI URON MYSLIMANËT PËR MUAJIN E RAMAZANIT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka uruar besimtarët mysliman për nisjen e muajit të Ramazanit.
“Nesër, para lindjes së diellit, shumë qytetarë të besimit Islam në Kosovë, do të zgjohen në syfyr për të nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.
“Qoftë ky muaj i bekuar periudhë e përafrimit, e dashurisë dhe e shpërndarjes së mirësisë e solidaritetit mes njerëzve”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se ashtu si në të gjithë botën, edhe në Kosovë nesër besimtarët e fesë Islame hyjnë në muajin e Ramazanit.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj