Telenews

Punëtorët e RTK-së paralajmërojnë grevë për të hënën

Për të tretën herë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë dalë në protestë, për të kërkuar që të ekzekutohen pagat e tyre.

Gëzim Bimbashi nga Sindikata e Punëtorëve i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të veprojë ngjashëm siç kishte bërë në gusht të këtij viti dhe t’i ekzekutojë pagat.

Ndërkaq ata në protestën e sotme njoftuan se nga e hëna do të hyjnë në grevë, e ku iu bëri thirrje të gjithë punëtorëve që nga ora 11:00  deri në ora 12:00 të mos punojnë asgjë.

“Gjendja në RTK është përkeqësuar ndërsa institucionet po vazhdojnë të heshtin. Mbi 700 familje të punonjësve të RTK-së po përballen me problem për mbijetesë. Presione nga bankat, detyrime për të paguar, ankth i përditshëm për të ardhmen. Kjo nuk është krizë ekonomike, është krizë e identitetit. Dua ta them qartë se kjo situatë mund të zgjidhet menjëherë pa asnjë vonesë me një vendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Të gjitha justifikimet e tjera për komisione apo procedura të tjera janë beteja mes partish. Mos i fusni punëtorët e RTK-së në beteja politike”, ka thënë ai.

Ka shtuar se ata nuk janë pjesë e asnjë partie.

“Jemi punëtorë që kërkojmë atë që na takon me ligj. Kemi dëgjuar deklarata, por asnjë veprim konkret. Prandaj, i bëjmë thirrje publike kryeministrit në detyrë Kurti që të veprojë ashtu sikurse herën e kaluar dhe të mundësojë zgjidhjen e menjëhershme të situatës. Është e papranueshme që punëtorët nuk kanë marrë as njoftim nga menaxhmenti. Domethënë nuk kemi marrë njoftim që s’kemi me pasë paga. RTK është pronë publike dhe e qytetarëve, e jo e partive politike. Ne do ta mbrojmë me dinjitet, unitet dhe vendosmëri. Greva do të fillojë nga e hëna në të gjithë RTK-në. Grave do të fillojë nga ora 11:00 e deri në ora 12:00. Kërkojmë që nga kjo orë të mos punohet asgjë”, tha ai.

Të ngajshme

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Donat Hashani

Bajrami: Faturat e fryra të rrymës – hajnia më e madhe që Kosova ka përjetuar

Donat Hashani

Rama i ashpër me Muratin: Boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e kryeqytetit!

Donat Hashani