Telenews

Pse hyri në politikë? – Altin Krasniqi: Kosovës i duhet energji e re (VIDEO)

Djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, Altini, ka treguar pse zgjodhi t’i hyjë politikës.

Në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, Altini thotë përveç se e ndjeu si barrë një hap të tillë, ai shtoi se politikës kosovare i duhej frymë e re.

“Unë pak e kam ndje edhe si barrë, edhe duke i parë zhvillimet së fundmi, prej momentit që babai nuk ka qenë në politikë, e kam pa që është e nevojshme që kjo skenë politike, e cila është kontaminuar dhe është krijuar një përçarje e madhe mes politikës dhe popullit, është koha që t’i jap një energji të re, por edhe atë frymën që e kam mësuar dhe trashëguar nga babai im, që në politikë mund të kemi dallime politike, por kur është interesi i shtetit, duhet t’i tejkalojmë ato dallime”, u shpreh Krasniqi.

 

Të ngajshme

Edhe Diaspora ia jep votën Faton Pecit në Mitrovicë

Donat Hashani

Pritet shtimi i linjave të reja ajrore në Prishtinë, Shkup, Dubrovnik e Sarajevë

Donat Hashani

VV e fiton diasporën, por nuk arrin ta përmbysë rezultatin në Viti

Donat Hashani