Telenews

Pushime festive me super-çmime: Grand Blue Fafa Resort & Spa hap sezonin e ofertave të Nëntorit

Festat e Nëntorit këtë vit vijnë me një atmosferë edhe më të veçantë në Grand Blue Fafa Resort & Spa, një nga resortet më të njohura në bregdetin shqiptar, i cili ka publikuar ofertat e tij të fundvitit – oferta që po tërheqin vëmendjen e shumë pushuesve nga Kosova dhe rajoni.

Resorti, i pozicionuar në zonën e qetë të Golemit, ka përgatitur një paketë të plotë relaksi që përfshin akomodim komod në dhoma Double Deluxe, qasje në një nga qendrat SPA më moderne në bregdet, si dhe aktivitete argëtuese për të rritur dhe fëmijë.

Pishina e brendshme, xhakuzi, sauna, hammami, banja e avullit dhe dhoma e relaksit me kripë u japin mysafirëve mundësinë të shijojnë pushim të plotë edhe në ditët e freskëta të nëntorit. Ndërkohë, mbrëmjet me muzikë live dhe shërbimet për fëmijë me miniclub e bëjnë resortin të përshtatshëm për çdo grupmoshë.

Grand Blue Fafa ofron si paketa Bed & Breakfast, ashtu edhe Full Board, duke u dhënë vizitorëve fleksibilitet sipas stilit të pushimit që preferojnë. Çmimet promocionale janë ndër më konkurrueset e sezonit, duke e bërë resortin një zgjedhje ideale për një arratisje të shkurtër festive.

Për rezervime dhe informacione:
+355 69 708 6352 / +355 69 706 7501
Golem, Durrës
www.fafa.al
grandbluefafa@fafa.al

Oferta e plotë:

Të ngajshme

Një traditë që jep jetë: Al Trade dhe misioni human i dhurimit të gjakut

Donat Hashani

Kroçiera Celestyal udhëtim që nuk harrohet, vetëm me Fibula Travel

Valjeta Turkaj

Drenasi Residence modernitet dhe siguri për çdo familje

Valjeta Turkaj