Telenews

E dhimbshme: Një burrë humb jetën pas një aksidenti me traktor në Podujevë

Një person ka humbur jetën tragjikisht në Podujevë, pas një aksidenti me traktor të dielën në mesditë.

Siç bën të ditur Policia, viktima teksa po drejtonte drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge në një lum, transmeton Klankosova.tv.

“Viktima m/k derisa ka qenë duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge ( rrokullisur) në një lum. I njëjti duke mos u përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë, njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngajshme

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen –

KushtrimGuraj

Kuvendi mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Rrezarta Ramaj

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Rrezarta Ramaj