Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që njëherësh është kryeministër në detyrë ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se proceset zgjedhore brenda partisë, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit.
“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë”.
“Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, shkruan ai.

