Telenews

Clark pyetet për zemërimin e komandantit të KFOR-it me Thaçin

Tani prokurori Halling e lexoi një përmbledhje të komandantit të KFOR-it, Klaus Reinhardt, (1999-2000), i cili kishte folur në një konferencë për media me Hashim Thaçin, ku kishte shprehur shqetësim për gjendjen në Luginën e Preshevës dhe e kishte dënuar përdorimin e dhunës atje.

Reinhardt tha se “Thaçi e akuzoi palën serbe që kishte filluar dëbimin e shqiptarëve dhe pretendoi se ata ishin detyruar të iknin nëpër bjeshkë me gjësendet e fundit të tyre dhe nuk e tha asnjë fjalë për t’u distancuar nga UÇPMB-ja dhe nuk foli për sigurinë. Ai e bëri të kundërtën duke folur rrejshëm dhe duke bërë propagandë”.

“I thashë që keqpërdori besimin tim dhe i thashë që më ka zhgënjyer shumë dhe se nuk do të dalë më para kamerave më të. Gjenerali Clark po ashtu më tha se ishte i inatosur, sepse Thaci i kishte premtuar diçka krejt tjetër”.

I pyetur nëse i kujtohet kjo ngjarje e përshkruar nga Reinhardt, Clark tha: “Po, më kujtohet”.

Megjithatë, i pyetur nëse është përshkrim i saktë, Clark tha: “Nuk kam qenë atje dhe nuk e di çfarë ka ndodhur. Por, e di që ishte një situatë ku po bëhej kalimi i UÇK-së nga një organizatë ushtarake dhe rezistence në një person që kërkonte të siguronte të ardhmen politike për veten dhe Kosovën”.

“Unë kam lexuar që ka pasur dhunë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Clark.

Sa për dijeni, UÇPMB, apo Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte një grup i armatosur shqiptar që veproi në Luginën e Preshevës (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) gjatë viteve 2000–2001.

Ajo u shpërbë pas marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, ku pjesëtarët e saj u çarmatuan nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe NATO-s.

Të ngajshme

Komuna e Pejës njofton për gjendjen e kanaleve pas paralajmërimeve për reshje intensive

Valjeta Turkaj

Ministri Wadephul: Është mirë që Kosova qëndron në anën tonë, shpresojmë që sa më shpejtë të ketë një Qeveri

Valjeta Turkaj

Foshnja e porsalindur gjendet e gjallë brenda një rezervuari tualeti në Tajlandë

Valjeta Turkaj