Telenews

Nesër seanca e Kuvendit, punëtorët e RTK-së kanë një thirrje

rtk-refuzon-transmetimin-e-spotit-zgjedhor-te-listes-serbe-per-shkak-te-gjuhes-se-urrejtjes-dhe-shkeljes-se-rendit-kushtetues

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka bërë thirrje publike për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të reflektojnë dhe të votojnë buxhetin për RTK-në.

Përmes një letreje të hapur, SPERTK-ja thotë se gjendja e rëndë e punëtorëve, që tash e tri javë nuk kanë rroga, po cenon jo vetëm mirëqenien e punëtorëve, por edhe vetë stabilitetin e funksionimit të RTK-së.

“RTK është institucion i pavarur, i krijuar nga Kuvendi i Kosovës, për t’i shërbyer publikut, për të siguruar informim të drejtë, profesional dhe të balancuar. Pa një zgjidhje të qëndrueshme buxhetore, rrezikohet misioni i tij themelor dhe pavarësia editoriale, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për të ardhmen” thuhet në letër.

Kjo është thirrja e plotë:

Nesër, Kuvendi i Kosovës ka në rend dite çështjen e buxhetit të Radio Televizionit të Kosovës, një temë që tejkalon çdo debat të përditshëm politik dhe prek drejtpërdrejt funksionimin e transmetuesit publik dhe mirëqenjen e 700 familjeve kosovare.

Prej tre javësh, mbi 700 punëtorë të RTK-së nuk e kanë marrë pagën e muajit tetor. Kjo gjendje e rëndë po cenon jo vetëm mirëqenien e punëtorëve, por edhe vetë stabilitetin e funksionimit të RTK-së.

Prandaj, Sindikata e Pavarur e RTK-se ju bën thirrje që nesër të reflektoni me maturi, seriozitet dhe përgjegjësi, në mënyrë që mbi 700 punëtorë të RTK-së t’i marrin pagat dhe të sigurohet buxheti i nevojshëm për funksionimin normal të mediumit publik.

RTK është institucion i pavarur, i krijuar nga Kuvendi i Kosovës, për t’i shërbyer publikut, për të siguruar informim të drejtë, profesional dhe të balancuar. Pa një zgjidhje të qëndrueshme buxhetore, rrezikohet misioni i tij themelor dhe pavarësia editoriale, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

Pavarësisht bindjeve dhe ndarjeve partiake, çështja e transmetuesit publik është përgjegjësi e përbashkët institucionale.

Të ngajshme

Ngjarjet e dites

Erzana Fazliu

“Gjallë a vdekur nuk ndahesh prej meje”, Trondit tezja e Daorsa Spahijas në “Shqipëria Live”: E vrau i dashuri, kemi prova me mesazhe

KushtrimGuraj

E çuditshme: VV e harron Konjufcën si mandatar për qeveri nesër, kërkojnë votimin e buxhetit “elektoral” 2026

KushtrimGuraj