Banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, ka vendosur t’i përshëndesë ndjekësit e formatit, por këtë herë në mënyrën e saj karakteristike – provokuese dhe plot vetëbesim.

Gjatë momentit të përshëndetjes, Bia u shfaq joshëse, duke theksuar linjat e saj trupore dhe duke bërë lëvizje që menjëherë tërhoqën vëmendjen e kamerave.

Ajo jo vetëm që u paraqit me një qëndrim sensual, por në disa momente realizoi edhe mimika flirtuese, madje nxori edhe gjuhën, gjë që e bëri klipin edhe më provokues.

 BBVK/Instagram

Pamjet e saj janë duke qarkulluar gjerësisht, ndërsa pjesë e publikut e kanë komentuar si një nga paraqitjet më të lira dhe më të sigurta në skenë prej saj që kur ka hyrë në shtëpi.

Bia vazhdon të mbetet një nga personazhet që gjeneron vazhdimisht vëmendje në këtë edicion, me stilin e saj të drejtpërdrejtë, provokues dhe pa komplekse, duke e bërë atë një nga banoret më të komentuara të BBVK4.