Telenews

LDK mblidhet nesër, vendos për kandidatin për kryeministër

ldk-mblidhet-neser,-vendos-per-kandidatin-per-kryeminister

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhjen e 7-të të Kryesisë së saj, e cila do të mbahet nesër nga ora 15:00.

Ftesa, e nënshkruar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, përmban pesë pika kryesore që pritet të diskutohen, me fokus të veçantë zgjedhjet e fundit lokale dhe ato të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kryesia e LDK-së pritet të diskutojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, ku do të prezantohet një analizë politike e fushatës, identifikimi i pikave të forta e të dobëta, si dhe vlerësimi i degëve dhe kandidatëve në garë.

Një nga pikat kryesore është propozimi dhe procedura e votimit për nominim të kandidatit zyrtar të LDK-së që do të garojë për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme. Diskutimet dhe qëndrimet e anëtarëve të Kryesisë do të jenë përcaktuese për vendimin final.

Sipas dokumentit, Kryesia do të hartojë edhe planin e fushatës, të shqyrtojë organizimin në terren, mobilizimin e degëve dhe strategjinë mediatike. Po ashtu do të trajtohen çështje të logjistikës dhe koordinimit me Shtabin Zgjedhor.

Në mbledhje do të vendoset data e mbajtjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku pritet të paraqiten dokumentet zyrtare dhe të miratohen materialet për zgjedhjet.

Diskutime shtesë mund të përfshijnë çështje statutare, ndryshime në përbërjen e Kryesisë dhe vendime operative sipas nevojës.

Të ngajshme

Murati-Ramës: Komuna e Prishtinës nuk kreu pagesat pavarësisht alokimit të buxhetit

Valjeta Turkaj

Dy minatorë të Trepçës pësojnë lëndime në vendin e punës, kjo është gjendja e tyre

KushtrimGuraj

Maratonë pa rezultate konkrete, legjislatura e nëntë shpenzoi 750 minuta punë në 63 seanca

KushtrimGuraj