Telenews

Për shkaqe teknike, ndërpritet seanca në rastin e Liridona Ademajt – vazhdon më vonë

Seanca gjyqësore për rastin e Liridona Ademajt, ani pse ka nisur qysh në ora 09:30 të mëngjesit, është shtyrë për në mesditë.

Siç raporton KosovaPrss, shtyrja e seancës ka ndodhur për shkak të pengesave teknike.

“Për shkak te pengesave teknike, seanca e paradites ndërpritet dhe i njëjti do të vazhdojë në 13:10 minuta”, ka thënë gjyqtarja, Fatime Dërmaku.

Të pranishëm në gjykatore kanë qenë të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava, derisa në cilësinë e dëshmitarit, ka munguar babai i Naimit, Shaban Murseli, megjithatë është aprovuar leximi i deklaratës së tij, e dhënë më 6 dhjetor 2023 në Polici të Kosovës.

Të ngajshme

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Rrezarta Ramaj

Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri

Rrezarta Ramaj

Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Rrezarta Ramaj