Melania Trump mori pemën e Krishtlindjeve të këtij viti përpara rezidencës presidenciale, duke nisur zyrtarisht sezonin e festave në Shtëpinë e Bardhë, një sezon për të cilin ajo shpesh shprehu zhgënjim gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj, shkruan People.
Melania, 55 vjeç, e mori pemën nga Korson’s Tree Farms e Miçiganit.
Korson’s Tree Farms fitoi titullin Grand Champion Growers 2025 nga Shoqata Kombëtare e Pemës së Krishtlindjeve në korrik.
Për gati gjashtë dekada, fituesi i këtij konkursi ka siguruar pemën zyrtare të Krishtlindjeve për Shtëpinë e Bardhë, dhe kjo e sivjetme u zgjodh personalisht në shtator nga Dale Haney, mbikëqyrësi i ambienteve të Shtëpisë së Bardhë.

