Telenews

Konjufca akuzon opozitën për “agjendë antishtetërore”

“Kush do ta meritonte më shumë se ai?”.

Kështu tha Glauk Konjufca në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kur e nominoi Albin Kurtin për kandidat të tyre për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ish-opozitën e akuzoi për “agjendë anti shtetërore” që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kritikat ndaj ish-opozitës i pati voluminoze Konjufca, duke i ngarkuar edhe më tej me “agjendë tejet të dëmshme” ndaj shtetit, dhe i kualifikoi me “shkurtpamësi të mjerueshme”.

“Ata vetën duan të bllokojnë gjithçka, ashtu që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i VV-së. Kjo është agjendë tejet e dëmshme, dhe do ta quaja antishtetërore. Për këtë qëllim ata janë n ëgjendfje të skhojnë edhe në humnerë. Edhe nëse nuk ka buxhet, e paga për popullin, nuk ka lidhje thonë ata, me rëndësi Albin Kurti me dështu. Me sakrifiku shtetin që Albini me dalë keq. Shkurtpamësi e mjerueshme dhe e paparë”, tha Konjufca.

Të ngajshme

EKSKLUZIVE | Fund arratisë së Vezir Hazirajt – dorëzohet në Policinë e Pejës

Rrezarta Ramaj

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Rrezarta Ramaj

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Yllka Gashi