Telenews

FLORIAN MARKU DJE DHUROI SPEKTAKËL, JA KU RENDITET NË KLASIFIKIMIN BOTËROR

Ditën e djeshme Boksieri shqiptar Florian Marku arriti një fitore të madhe ndaj boksierit britanik Kris Xhenkins.
Marku arriti të fitojë me KO në raundin e katërt të ndeshjes.
Ajo ishte fitorja e 11 në karrierën e tij, dhe e ka ndihmuar boksierin shqiptar që të ngjitë shkallë të rëndësishme në klasifikimin botëror të peshës velter.
Boksieri i lindur në Lushnjë, vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare edhe pse ka pak vite mes profesionistëve dhe falë fitoreve të njëpasnjëshme, ka bërë emër kudo, duke ngjitur shkallë të rëndësishme në klasifikimin botëror.
Para ndeshjes ndaj Xhenkins, Marku renditej nga portali i njohur “Boxrec” në vendin e 73-të në botë në kombinimin e të gjitha federatave sa i përket peshës velter. Me këtë sukses ndaj uellsianit, i cili shihej si kundërshtari më i vështirë me të cilin Marku është ndeshur, ngjitja ka qenë e menjëhershme pasi tani ai është i 48-i në renditjen botërore për këtë peshë. Kështu, ai ka filluar t’i emrave të mëdhenj që kërkon të sfidojë në të ardhmen për breza më të rëndësishëm ndërkombëtarë apo prestigj si Amir Khan, Konor Ben apo Kelli Bruk, të cilët janë mes 20 më të mirëve të kësaj peshe.

Të ngajshme

Ky pritet të jetë trajneri i ri i Prishtinës

Blearta

“S’do të më tregojë respekt në ring”, Anthony Joshua me fjalë të mëdha për Kristian Prengën

Blearta

Kosova vazhdon përgatitjet për Andorrën, synohet rikthimi te fitorja pas humbjes nga Çekia

Rrezarta Ramaj