Telenews

Demaku ndaj sjelljes së VV-së: Po e trajtojnë diasporën si plaçkë të uzurpuar për interesat e tyre

demaku-ndaj-sjelljes-se-vv-se:-po-e-trajtojne-diasporen-si-placke-te-uzurpuar-per-interesat-e-tyre

Demaku ndaj sjelljes së VV-së: Po e trajtojnë diasporën si plaçkë të uzurpuar për interesat e tyre

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka artikuluar kritika të ashpra ndaj ish-qeverisë Kurti 2 për qasjen ndaj diasporës, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve të parakohshme nacionale të cilat do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti.

Sipas Demakut, Vetëvendosje po e sheh diasporën më shumë si mjet për përfitime politike sesa si kapital kombëtar që duhet respektuar.

“Diaspora është e të gjithëve… nuk po e përdorin si vlerë kombëtare, por si plaçkë të uzurpuar për qëllimet e veta… po luajnë me ndjenjat e tyre”, u shpreh Demaku gjatë një interviste në TëVë1.

Kujtojmë se ditëve të fundit, zyrtarë dhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë vërsulur në një fushatë të koordinuar sulmesh ndaj partive të tjera për çështjen e diasporës. Kjo, në leximin e zotit Demaku, po konsiderohet si dekori i radhës elektoral, që nuk ndërlidhet me kurrfarë angazhim të sinqertë për hallet dhe të drejtat e diasporës.

Të ngajshme

Abdixhiku reagon për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë Alush Gashi, një nga figurat historike të LDK-së dhe bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës

Valjeta Turkaj

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Valjeta Turkaj