Telenews

“Allegri do të përfundojë si Mourinho, të gjithë do ta harrojnë” – ish futbollisti i njohur italian nuk i ndal kritikat

“allegri-do-te-perfundoje-si-mourinho,-te-gjithe-do-ta-harrojne”-–-ish-futbollisti-i-njohur-italian-nuk-i-ndal-kritikat

“Allegri do të përfundojë si Mourinho, të gjithë do ta harrojnë” – ish futbollisti i njohur italian nuk i ndal kritikat

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano, vazhdon të jetë një nga kritikët më të zëshëm të Massimiliano Allegrit, duke deklaruar se trajneri i Milanit “do të përfundojë i harruar, njësoj si Jose Mourinho”.

Edhe pse Milani kryeson tabelën me 28 pikë, stili i lojës së skuadrës nuk i pëlqen aspak ish-yllit të Romës.

“Mbani mend çfarë kam thënë për Mourinhon: herët a vonë do të përfundonte dhe do të harrohej. E njëjta gjë do t’i ndodhë edhe Allegrit”, u shpreh Cassano në podkastin Viva El Football, sipas Milan News.

Ai shtoi se nuk mund ta imagjinojë Milanin që në vitin 2025 të luajë futboll “të shëmtuar”, siç e përshkruan ai, vetëm për shkak të filozofisë së trajnerit.

“Milani është histori, bukuri, estetikë dhe cilësi. E çfarë bëjnë ata? Qëndrojnë të gjithë para portierit, s’ka thellësi, s’ka ide”, theksoi Cassano.

 Cassano  telegrafi.com

Ironikisht, vetë Cassano — që gjatë karrierës së tij ka luajtur për Romën, Interin, Milanin dhe Real Madridin — ka një Scudetto të vetëm, të fituar pikërisht në vitin 2011, nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Të ngajshme

Eksperienca arabe drejt fundit, Kessie rikthehet në Serie A me kosto zero

KushtrimGuraj

Edhe dhjetori nis njëjtë për Zhegrovën, nuk starton as sonte

KushtrimGuraj

Barcelona ka marr vendim përfundimtar për Lewandowskin

KushtrimGuraj