Telenews

Ndahet nga jeta gazetari dhe veterani i UÇK-së, Ragip Guraziu

Ka vdekur në moshën 73 vjeçare, Ragip Guraziu, veteran i UÇK-së dhe gazetar i mediumeve të ndryshme vendore. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e kanë bërë publik familjarë të të ndjerit.

Përveç kontributit të tij atdhetar për çlirimin e Kosovës, ai për shumë vite ka punuar në mediume të ndryshme si, Bota Sot, Epoka e Re, Telegrafi, Suhareka Online dhe Radio Theranda.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e enjte në vendlindjen e tij, në fshatin Bllacë të Suharekës.

 

Të ngajshme

KFOR zhvillon ushtrim ushtarak pranë Obiliqit, në fokus ‘luftimet’ në mjedis urban

Yllka Gashi

Manxhuka reagon pas raportimeve për takimin e Kurtit me të dyshuarin për spiunazh

Yllka Gashi

Spiunazh në favor të BIA-s serbe, çka dihet deri tani për Fehim Sali?

Yllka Gashi