Parlamenti i Kenias ka publikuar një raport, ku akuzon ushtarët britanikë për dekada abuzimesh seksuale, vrasjesh, shkelje të të drejtave të njeriut dhe shkatërrim mjedisor, gjatë stërvitjeve në vend.
Raporti përfshin dëshmi të komuniteteve në qarqet Laikipia dhe Samburu, pranë bazave ushtarake. Ushtarët britanikë akuzohen se kanë shmangur përgjegjësinë, duke refuzuar bashkëpunimin me hetimin parlamentar. Komisioni i Mbrojtjes, Inteligjencës dhe Marrëdhënieve të Jashtme publikoi raportin 94-faqësh, pas një hetimi dyvjeçar. Ai dokumenton shkelje etike, neglizhencë mjedisore dhe shqetësime për punësim e të drejta punonjësish.
Komunitetet raportuan vrasje, sulme dhe aksidente fatale, ku përfshiheshin ushtarët britanikë. Raporti thekson se Batuk po shihet si një forcë pushtuese dhe jo partner zhvillimi, duke ngjarë me padrejtësitë koloniale.
Një nga rastet më të rënda ishte vrasja e Agnes Uanjiru në 2012, trupi i së cilës u gjet pas tre muajsh në një sistem kanalizimesh. Hetimet për këtë rast kanë qenë të ngadalta dhe të penguara nga vetë personeli i Batuk, raporton BBC.
Një ish-ushtar britanik është arrestuar në MB dhe pritet ekstradimi në Kenia, por se ai ka mohuar akuzat. Raporti përmend edhe vrasjen e bariut Tilam Leresh nga një ushtar britanik në 2012, e ku nuk ka ndjekje penale.
Komiteti vuri në dukje sjellje seksuale të papranueshme nga personeli i Batuk dhe trajtim të dobët të rasteve nga autoritetet lokale. Viktimat, veçanërisht gra nga komunitetet Samburu dhe Maasai, shpesh janë përballur me mungesë drejtësie.
Sipas raportit, abuzimet seksuale nga ushtarët britanikë mbeten të pazgjidhura.

