Telenews

Granit Xhaka prezanton fanellën e re të Zvicrës për Botërorin 2026

granit-xhaka-prezanton-fanellen-e-re-te-zvicres-per-boterorin-2026

Federata Zvicerane e Futbollit ka prezantuar fanellën e re vendase të kombëtares, e cila do të vishet në Kupën e Botës në Amerikë vitin e ardhshëm dhe në evenimente të tjera ndërkombëtare.

Fanella vjen në një të kuqe klasike me detaje të thjeshta të bardha, ndërsa dizajni është frymëzuar nga pasaporta zvicerane, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu, në material është përfshirë edhe topografia e Zvicrës, duke i dhënë fanellës një identitet unik. Një risi interesante: logot në gjoks shkëlqejnë në të kuqe neon nën dritë UV.

Kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka, u shpreh i entuziazmuar për dizajnin e ri:


“Detajet në fanellë më kujtojnë nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë: një Zvicër që arrin gjëra të mëdha përmes unitetit dhe vendosmërisë.” /GazetaExpress

Të ngajshme

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U-19 për ndeshjet e marsit

Blearta

Portieri i Real Madridit jashtë fushës gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor

Valjeta Turkaj

Lionel Messi shënon golin e 900-të në karrierën e tij

Valjeta Turkaj