Telenews

Fibula sjell ofertën speciale për Vitin e Ri në Strugë – Hotel Izgrev 5★

Agjencia turistike Fibula ka hapur zyrtarisht paketat festive për pritjen e Vitit të Ri në një nga resortet më të bukura të rajonit, Hotel Izgrev 5★ në Strugë. Të pozicionuar buzë liqenit, pushuesit do të kenë mundësinë të shijojnë ditë relaksi, argëtim dhe një atmosferë luksoze për mbylljen e vitit 2025.

Sipas njoftimit të kompanisë, ofertat përfshijnë dy opsione:

  • 4 ditë për 259 € për person, me nisje më 30 dhjetor

  • 3 ditë për 209 € për person, me nisje më 31 dhjetor

Në çmim përfshihen akomodimi, mëngjeset, Gala Darka e Vitit të Ri me pije të përfshira, darka festive e datës 1 janar, si dhe muzikë live në të dy netët festive. Pushuesve u ofrohet gjithashtu pishina e brendshme dhe SPA pa pagesë, duke e bërë këtë paketë një ndër më të kërkuarat për fundvit.

Fibula thekson se kapacitetet janë të limituara dhe rezervimet po bëhen me ritme të shpejta.

Për më shumë informacione, qytetarët mund t’i drejtohen zyrave të Fibula-s në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjakovë, ose të vizitojnë faqen zyrtare: www.fibula-ks.com.

Të ngajshme

Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

KushtrimGuraj

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK – Ministri Vitia: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

KushtrimGuraj

Sot temperatura deri 18°C

KushtrimGuraj